Lika: Shteti duket sikur ka çuar dorë nga Kriporja

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetarja e organizatës “Dr. Martin Shnajder Jakobi”, Zenepe Lika, tha për televizionin Teuta se për mbrojtjen e Kripores nevojiten mjaft hapa të mëtejshëm kurse valorizimi i saj mund të arrihet me përmirsimin e infrastrukturës, por problem përfaqson fakti se shteti duket se ka cuar dorë nga Kriporja.  Ajo e quajti tragjike që këto përmirsime në infrastruktur presin tash më shumë se një vit, dhe gjatë kësaj kohe nuk është bërë pothuajse asgjë, përvec vendosjes së një pompe.

Më i ashpër në qendrimet e veta ishte një nga ideatorët e Malit të Zi ekologjik dr. Dragan Hajdukoviq, i cili tha se qëndrimi i Qeverisë malazeze ndaj Kripores është i papranueshëm, dhe se mund të krahahoset vetëm  me tradhëti kombëtare. I shprehu besimin se mbrojtja e kripores do të realizohet psi paraqet një parajsë në tokë.

Share.