Lika: Qëllimet e dokumentarit janë që të rinjët të mësojnë për Kriporen

0

Filmi dokumentar “Udhëtim nëpër gjenerata – Kriporja e Ulqinit”, e autores Edina Mustafiq, do të këtë shfaqjen premierë të premten me 2 gusht përpara selisë së gjigandit të dikurshëm ekonomik. Përfaqësuesja e shoqatës “Martin Schneider Jacoby” Zenepe Lika, tha në emisionin e mëngjesit të Televizionit Teuta se mesazhet e filmit u drejtohen të rinjve me qëllim të informimit të tyre për ngritjen dhe rënien e Kripores së Ulqinit. Sipas saj, të rinjtë medojnë se kanë njohuri për kriporen por në realitet ajo njohuri është e mangët. Ky film është realizuar në kuadër të projektit “Ta vendosim korrupsionin në muze”, të financuar nga Delegacioni i BE-së në Mal të Zi , me përkrahjen e Ministrisë për administratë publike.

Share.

Leave A Reply