Ligji për të ardhurat nuk kalon komisionin e Kuvendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ligji i ri për të ardhurat e punësuarëve në sektorin publike, nuk ka fituar shumicën në komisionin e Kuvendit. Sipas këtij ligji të propozuar nga Ministria e Financave , pagat e zyrtarëve do të pësonin zbritje , kurse mjekët dhe disa kategori tjera do të kishin rritje të pagave.

Në komisionin e Kuvendit për shqyrtimin e ligjeve antarët e opozitës ishin në favor të ligjit kurse ato të Partisë Demokratike të Socialistëve nuk e përkrahën.

Ligji aktual i miratuar në mars ka ngjallur debate të shumta për shkak të disproporcionit në të ardhurat e zyrtarëve të lartë dhe punëtorëve me kualifikim të ulët, si dhe pazbatueshmërinë e tij në realitet.

 

Share.