Ligji për sanksionet ndaj Iranit hyn në fuqi pa nënshkrim të Obamës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti amerikan, Barack Obama nuk e ka nënshkruar ligjin për zgjatjen e sanksioneve ndaj Iranit edhe për 10 vjet, ndonëse ka lejuar që ai të hyjë në fuqi. Obama ka lejuar që të kalojë afati më 14 dhjetor për të nënshkruar ligjin i cili mundëson vendosjen e sanksioneve nga SHBA-të ndaj kompanive që bëjnë biznes me Iranin.

Ai nuk e ka nënshkruar, por as nuk ka përdorur veto ndaj tij, ndërsa zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest e ka konfirmuar se ligji hyn në fuqi edhe pa nënshkrimin e Obamës. Irani i ka kërkuar Obamës që të mos e nënshkruaj ligjin ndërsa është zotuar se do t’i përgjigjet SHBA-së nëse ligji hyn në fuqi, duke thënë se kjo e shkelë marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Share.