Ligji i ri për pushtetin lokal. Dënimi me burg largon nga pozita

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas propozim ligjit të ri për pushtetin lokal, të cilin e ka miratuar Qeveria e Malit të Zi, kryetarët e komunave dhe kuvendeve komunale nuk do të mund të qëndrojnë në pozitat e tyre nëse dënohen me burgim, pa marrë parasysh masën.

Deri tani kryetarët e komunave nuk i humbisnin pozitat nëse dënoheshin deri në 6 muaj. Gjithashtu me ligj të ri përcaktohen edhe norma më të sakta kohore për thirrjen e Kuvendit,  zgjedhjen e kryetarit të kuvendit dhe atij të komunës. Me ligj të ri komunat do të kenë edhe arkitektin e qytetit i cili emërohet nga kryetari i komunës në bazë të konkursit publik , por nuk është saktësuar kohëzgjatja e mandatit të tij.

Share.