Ligji i ri: Partitë politike nuk mund të marrin donacione nga jashtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas ligjit të ri për financimin e partive politike, i cili u miratua në Kuvendin e Malit të Zi në fund të vitit të kaluar, subjektet politike që veprojnë në Mal të Zi e kanë të ndaluar të pranojnë donacione nga subjekte apo individë të huaj, si dhe persona që nuk kanë të drejtë votimi në Mal të Zi. Donacione po ashtu nuk mund të pranohen as nga institucionet publike, sindikatat , bashkësitë fetare, OJQ-të, kazinot, bastoret apo lojrat e tjera të fatit. Ligji sjell kufizime edhe për institucionet publike, të cilat prej shpalles së zgjedhjeve dhe 30 ditë pas përfundimit të tyre, e kanë të ndaluar të falin borxhet e qytetarëve, qoftë për energji elektrike, ujë apo ndonjë shërbim tjetër.

Share.