Ligjet për prokuroritë së shpejti në Kuvend

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partitë e shumicës qeverisëse kanë arritur një marrëveshje mbi ligjet për prokuroritë dhe në ditët në vijim do të paraqesin propozimin në Kuvend, njoftoi mbrëmë Zëvendës Kryeministri Dritan Abazoviq, pas  takimit me përfaqësuesit e shumicës parlamentare. ” Mendoj se kemi gjetur një zgjidhje në përputhje me Komisionin e Venecias.  Mbetemi të hapur për të gjitha sugjerimet dhe komentet.  Në ditët në vijim do të paraqesim propozimin  e ligjit në Kuvend dhe të  gjithë ranë dakord që këto gjëra të mos shtyhen, “u tha Abazoviq gazetarëve pas takimit. Ai gjithashtu shprehu besimin se siguria kombëtare nuk është e rrezikuar. “Presidenti i shtetit dhe PDS po punojnë drejtpërdrejt kundër vendit. Unë i bëj thirrje shumicës parlamentare të mos bie pre e kësaj. Do të ketë më shumë ndjekje penale dhe nëse ka përpjekje për incidente, shteti do të reagojë menjëherë,” tha Abazoviq .

Share.