Liga e konferencës: Drita fiton kundër Deçiqit 2-1

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drita ka shënuar fitore në ndeshjen e parë ndaj Deçiqit në kuadër të Ligës së Konferencës. Bardhekaltrit për mrekulli përmbysën rezultatin, duke fituar në fund me rezultat 2-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Gazeta Olle. Pas ndeshjes, trajneri i Deçiqit, Edis Mulalic tha se ka kohë edhe 90 minuta për ta përmbysur lojën, e gjithashtu pati fjalë të mira edhe për futbollistin e Dritës, Arbnor Mujën.

“Pjesa e parë ishte e mirë, por goli i pranuar mund të thuhet se bëri që lojtarët të fillojnë të lodhen”.

“Pjesa e dytë ishte jo shumë e mirë me Dritën që provoi përmes Mujës që i çaktivizonte mbrojtjen tonë me shpejtësi, mirëpo kemi kohë edhe 90 minuta për ta përmbysur lojën”.

Do të analizojmë ndeshjen për të parë gabimet dhe të shpresojnë për kualifikimin në raundin tjetër”, deklaroi ai pas ndeshjes.

Drita pas kësaj fitore e pret me qetësi ndeshjen e kthimit, e cila zhvillohet me 15 korrik.

Share.