Liderët shqiptarë takojnë kryeministrin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Forcës Nazif Cungu, lideri i Unionit demokratik të Shqiptarëve , Mehmet Zenka dhe deputeti i Alternativës shqiptare Nik Gjeloshaj janë takuar në Podgoricë me kryeministrin dhe shefin e PDS-së Millo Gjukanoviq.Mediat njoftojnë se përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare përseri nuk kanë marrë ndonjë afat konkret deri kur kërkesat e tyre do të plotësohen, shkruan  gazeta “Dan”. Sipas kësaj të përditshme , temat kryesore të takimit ishin përfaqësimi më i madh i Shqiptarëve në organet e administratës lokale, themelimi i komunës së Tuzit, decentralizimi dhe rregullimi i pozitës ekonomike-sociale të qytetarëve shqiptarë në Mal të Zi.

 

Share.