Liderët e FD kërkojnë të hyjnë në Qeveri

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lufta për karrige dalëngadalë po rikthehet haptas në skenën politike të Malit të Zi. Përfaqësuesit e Frontit Demokratik ditët e fundit njëri pas tjetrit po kërkojnë që në qeveri të marrin pjesë liderët e partive përbërëse të këtij grupimi, çka si duket nuk gëzon përkrahje tek subjektet e tjera. Të paktën jo tek LQ URA, krytari i së cilës Dritan Abazoviq thas se nuk është e drejtë që qytetarët të jenë peng i luftës për karrige.

“Nëse dikush mendon se duhet t’ë mbajë peng qytetarët, sepse  mendon se duhet të jetë në pozitë, unë nuk e ndaj atë mendim. Nuk mendoj se është e drejtë. URA mbështet dhe do të vazhdojë ta mbështesë Qeverinë, kjo nuk është e diskutueshme. A mund ta përmirësojmë, mundemi.”, tha Abazoviq.

Abazoviq ftoi që në lidhje me kërkesën e Frontit Demokrati të deklarohen si Demokratët ashtu edhe vetë kryeministri Krivokapiq.

Shefi i klubit të deputetëve të Demokratëve Boris Bogdanoviq, në deklaratë nuk u përgjigj direkt, por tha se ata qëndrojnë pas modelit të qeverisë së ekspertëve pa politikanë, çka do të thotë se e njëjta duhet të lëshohet nga Abazoviq. Sipas tij, nuk mund që në qeveri të ekspertëve të ketë politikanë nga vetëm një subjekt.

Kërkesat më të fundit të FD për pjesmarrjen në qeveri të liderëve të tij, nuk duhet të jenë surprizë, pasi ishte e qartë se pas sulmeve ndaj qeverisë aktuale qëndronte qëllimi i tyre për të qenë pjesë e saj. A do të lejojnë URA dhe Demokratët një skenar të tillë, me siguri do të mësohet shumë shpejt.

Share.