Libraria “Arti” shpalli rezultatet e konkursit të poezisë

0

Libraria Arti për të gjashtin vit organizoi konkursin e poezisë, tema e së cilës këtë vit ishte Ulliri . Botuesi Gazmend Çitaku u shpreh për Televizionin Teuta se në periudhën kohore 01.06.2018 – 31.12.2018 kanë arritur plot 40 poezi nga 20 pjesmarrës të cilët ishin jo vetëm nga Ulqini por edhe më gjërë kudo ku ka shqiptarë.Çitaku u shpreh se juria në përbërje: – JAHO KOLLARI – shkrimtar,ALI GJEÇBRITAJ – poet,  GAZMEND ÇITAKU – botues, shpallën këto tri poezi fituese të tre vendeve të para:

  1. FATMIRE DURAKU (Prishtinë) – NJË PETRIT PREK QIELLIN NGA NJË ULLI
  2. ARGËZON SULEJMANI (Ulqin) – PAPIRUSI I KËSHTJELLËS SË RËRËS
  3. ORALDA LAHE (Fier) – ULLINJTË E JETËS

Çmimi special i Konkursit të poezisë – ULLIRI, shkoj për DIno  Kubati nga  Athina me poezin me titull  LEGJENDA E ULLIRIT. Pjesmarrja e Kubati në këtë konkurs do të thotë se ne tashmë kemi kaluar edhe përtej barierave gjuhësore shton Çitaku. Çmimi për kontribut artistikë shkoj për poetin vendas Hajredin Kovaçi me poezinë me titull – ULLIRI NË SHAS. Çitaku tha se të gjitha poezitë pjesmarrëse nl konkurs do të botohen në një liber ashtu si edhe viteve të kaluara.

Share.