Liberalët duan koalicion me PDS

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryesia e Partisë Liberale ka vendosur që Këshillit Qendror ti dërgojë për miratim iniciativën që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të dalin në koalicion me Partinë Demokratike të Socialistëve.

Siç thuhet në kumtesën e kësaj partie, vendimi është përkrahur njëzëri, me një votë abstenim. Nga Partia Liberale janë shprehur të kënaqur me bashkëpunimin me Partinë Demokratik të Socialistëve në periudhën e ardhshme katërvjeçare, dhe janë të gatshëm që ta vazhdojnë atë edhe në të atdhmen.

Sa i përket zgjedhjeve lokale në Kotorr, Budva, Andrijevicë dhe Guci, për këtë do të vendoset pas deklarimit të Këshillave Komunale në këto qytete.

Share.