Leter e hapur e Nimanbegut: Koha është të mbledhim gurët e hedhur dhe të ndërtojmë mardhënie të qëndrueshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Festa e 28 nentorit as kesaj radhe ne Mal te Zi nuk kaloi pa u keqiterpretuar. Keshtu per nje postim te mesueses Florinda Basha e cila me nxenes kishte shpresur lirshem momentet e festimit te dates me te shenuar te shqiptareve kudo qe jane. Lidhur me kete postim ka pasur reagime te ashpra te subjekteve politike e ne vecanti te Partise Popullore Socialise, te cilet per mesuesen kane kerrkuar reagimin e ministrit te arsimit ndaj sic e quajne ata “keqperdorimit te nxenesve”.

Lidhur me kete kumtese te SNP-se, sot ka reaguar edhe deputeti Genci Nimanbegu I cili I ka derguar leter te hapur kryetarit te SNP-se Vlladimir Jokoviq.

Letren e hapur te deputetit Nimanbegu, si dhe pergjigjen e kryetarit Jokoviq mund ti lexoni me poshte:

Letra e deputetit Genci Nimanbegut:

Partia Popullore Socialiste

  1. Vladimir Joković

Kryetar

Ulqin/Ulcinj 29.11.2020 godine

I nderuari Kryetar Jokoviq,

Po e filloj drejtimit tim Juve me thënien e njerëzve të urtë nga kohët e lashta dhe historike:

„Për gjitheçka ka një arsye, dhe për secilin qëllim nën qiell ka kohë të duhur. Koha për me lind dhe koha për me vdek, koha për shkatrrim dhe koha për ndërtim, koha kur guret hidhen dhe koha kur gurët mblidhen. Koha për të hesht dhe koha për të folur.“

Mali i Zi është shtet i përbërë, me komunitete nacionale të shumta të cilët duhet tzë ndajnë të njatin fat dhe për të cilët të gjithë ne na duhet prosperiteti i këtij vendi, dhe për këtë prosperiteti i të gjithë bashkësive nacionale. Partitë tona politike padyshim përfaqësojnë qytetarët që kanë të qartë dhe të padyshimt përkatësinë kombëtare dhe identitetin. Në të vërtet, kombeve të ndryshme por poashtu krenar dhe më dëshirë natyrore dhe demokratike për arritjen më të fortë të drejtave të njeriut dhe njëkohëshit dhe drejtave nacionale.

Dita e Flamurit, 28 Nëntori është dita kur ne festojmë identitetin tonë kombëtar, historinë tonë dhe jo vetëm të vitit 1912. por nga viti 1443. dhe kohës së Skenderbut të lavdishëm dhe luftës së tij për liri.

Vitit të kaluar, me aprovimin e Ligjit mbi përzgjedhjen, shpalosjen dhe përdorimin e simboleve kombëtare, është e mundësuar që bashkësia jonë kombëtare të përzgjedhe edhe festën kombëtare. Këtë dhe e kemi bërë, 28 Nëntori është edhe Dita e Shqipëtarve në Malin e Zi dhe kemi lirinë të plotë të festojmë, shenojmë dhe shprehim simbolet tona dhe përkatësinë tonë krenarisht. Këtë të drejtë e kanë edhe komuniteti tjera në Mal të Zi, dhe sa i përdorinë ato është pyetje për ata.

Kam shpresë që e ndani me mua mendimin që liria duhet të jetë e kufizuar vetëm me atë mas që mos të kërcenoj drejtën e të tjerve. Prandaj kremtimi ynë i Ditës së Flamurit, në nder të cilit edhe është shpall pavarsia e Shqipërisë me ate datë, dhe që eshtë edhe Festë kombëtare edhe e Shqipëtarëve në Mal të Zi nuk duhet të përceptohet si kërcënim i lirive për të tjerët. Dhe, nëse ka qytetarë në Malin e Zi, që Ditë e Flamurit e kuptojnë si kërcënim dhe provokim, gjë që e konsiderojmë si prapambeturi e totalitarizmit dhe gjë të papranueshme për mardhëniet në MZ, Ju me përgjegjësinë e postit që mbani duhet të tentoni ti bindni në të kundërtën.

Mësuesja e nderuar nga Ulqini, Florinda Basha, përtë cilën Ju ftoni organet që të reagojnë, ka uruar Ditën e Flamurit bashkëkobasve të vetë, me çka ajo askend nuk ka ofenduar as kërcënuar, prandaj Kumtesa juaj për opinion është e gabuar dhe nuk e ka kohën. Edhe më tepër, është obligim i zonjës Basha, si dhe të gjithë punëtrve të arsimit të respektojnë Ligjin e me këtë edhe Ditën e Flamurit, të cilin e kemi përcaktuar konformë ligjeve dhe procedurve të këtij shteti, dhe e cila është festa jonë kombëtare.

Me reagimin tuaj kontribuoni që komuniteti Shqiptarëve, e veçmas punëtoret e arsimit, të ndiejnë se nuk jan të lirë në punën e tyre, që nuk munden lirishtë të gëzojnë tëvetëm vazhdojmë me politikat e përçarjeve dhe drejtat e veta ligjore të garantuara me nenin 79. të Kushtetutës së MZ, kurse mësuesja është bërë cak i kampanjës mediatike dhe të FB-ut me të cilën gjë i bëhet e padrejtë e pamerituar dhe e dëmshëm edhe për shëndetin e saj za qetësi familjare. Me deklarata që keni dhënë vazhdojmë me politika të ndarjeve dhe grubullimeve nacionale.

Për ne është e qartë dhe e njohtur ndarja në bashkësi të Malazezëve dhe sërbëve në MZ. Ne këto ndarje as që i kemi krijuar as mundemi ti menjanojmë. Atë që mund të bëjmë janë politikat e përgjegjëshmë që udhëheqim është të mos kontribuojmë që për interesa të politikës ditore mos të deklarojmë atë që publiku „dëshironë“ ti thuhet. Prandaj mos e shfrytzoni për hir të hesapeve ndërmmjetë opozitës dhe pozitës këtë „kampanjë mediatike dhe padi“ të paditëse kujdestarë ndaj mësuesës nga Ulqini, e në të vërtet atyre të painformuar dhe mund të them persdonave qëllimkeq, që festimi i Ditës kombëtare është diçka e gabuar dhe jashtëligjore.

Dëshiroj që këtë adresim publikë Juve ta kuptoni si dijalog të nevojshëm, që ndoshta për të gjithë ne MZ është i vështirë por gjithesi si hap i përgjegjëshëm për ngritjen e kulturës politike dhe për mardhëniet ndër liderët politikë, detyra e të cilëve është shoqëria e të së drejtës për të gjithë qytetarët dhe popujve në Mal të Zi.

Kohë është tani që të mbledhim gurët e hedhur dhe të ndërtojmë mardhënie më të mira dhe më të qëndrueshme. Në ne është të bëjmë këtë përzgjedhje dhe nuk guxojmë të lejojmë që këtë zgjedhje ta ndikojnë nevojat ditore apo ndarjet historike.

Me respekt,

Genci Nimanbegu,

Lista Shqipëtare

————————————————————————–

Ja dhe përgjegja e z. Jokoviq te cilen e kemi perkthyer ne gjuhen shqipe :

Përgjigja e z. Jokoviq:

Me shumë vemendje lexova  letrën tuaj drejtuar mua si Kryetar  i Partisë Popullore Socialiste.Duhet të pranoj që ndaj plotësisht pjesën më të madhe të pikëpamjeve që keni shprehur në të, veçanërisht në ndërtimin e shoqërisë civile, multietnike, nga njëra anë, dhe respektimin e të drejtës së komuniteteve të ndryshme kombëtare për të zhvilluar dhe promovuar gjuhën, kulturën ose traditën e popullit të cilit  i përkasin. Unë do t’ju kujtoj se SNP është një parti qytetare, në të cilën ka vend për të gjithë. Ne jemi krenar për faktin se kemi përfaqësues të popullit shqiptar dhe boshnjak në trupat tanë, dhe këtë e konsideroj si  një kontribut të  drejtpërdrejtë  gjë për të cilën më duket se ju dhe unë jemi  plotësisht dakord.Nga ana tjetër, besoj se, duke lexuar deklaratën e djeshme të partisë, ju lexoni pjesën në të cilën thuhet se ne nuk e kontestojmë faktin se Festa e Flamurit dhe Dita e Pavarësisë së Shqipërisë janë një nga datat më të rëndësishme të popullit shqiptar. Në këtë mënyrë, ne kemi treguar respekt për atë datë. Atë çka nuk mund të pranoj as si njeri , as si politikan është që festat, pa marrë parasysh se të cilit kombë janë , mund të përdoren nga çdokush dhe në çdo kohë për të promovuar ide, të cilat inkurajojnë ndarje të çdo lloji. Veçanërisht, unë nuk mund ta pranoj faktin që gjëra të tilla ndodhin në institucionet arsimore, të cilat unë personalisht i konsideroj të papranueshme. Jam i sigurt që jeni i vetëdijshëm se gjëra të tilla sanksionohen edhe në arenat sportiveUnë do t’ju kujtoj se ekipi kombëtar i Zvicrës u ndëshkua, sepse ata festuan me të njëjtën përshëndetje, me një paralajmërim se ata nuk duhet të përsërisin të njëjtën shpërthim. Të njëjtët futbollistë dërguan falje në atë drejtim, duke premtuar se nuk do të ndodhte më dhe se mënyra të tilla të festimit nuk do të ishin të përshtatshme për ngjarjet sportive.Kur e them këtë, nuk jam duke folur posaçërisht për përfaqësuesit e një kombi të caktuar, unë thjesht dua të dërgoj mesazhin që institucionet kulturore, sportive, arsimore duhet të shërbejnë për të promovuar idenë e dashurisë, bashkëjetesës.Ne kemi kaluar dhe po kalojmë periudha jashtëzakonisht të trazuara dhe besoj se edhe ju edhe unë secili prej nesh, si personalisht ashtu edhe profesionalisht, politikisht ose në ndonjë mënyrë tjetër, duhet të japim vulën dhe kontributin tonë personal në mënyrë që ndryshimet e Malit të Zi të përfaqësojnë ekskluzivisht pasurinë e tij, dhe jo mundësinë e krijimit të ndarjeve të çdo lloji.në këtë mënyrë e shikoj edhe këtë diskutim tonin. Unë jam i hapur për pdo llojë bashkëpunimi. Edhe një herë, ju përshëndes shumë sinqerisht, me shpresë që të kënaqëni me popullin tuaj në këto ditë feste dhe që pasuria dhe bukuria e tyre të jenë shtysë për miqësi të reja dhe të vërteta.

 

 

Share.