Lëshohet në punë linja nënujore në mes Italisë dhe Malit të Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidentët e Italisë dhe Malit të Zi, Sergjo Matarella dhe Millo Djukanoviq, lëshuan në punë  sot linjën nënujore energjetike që lidh të dy vendet. Presidenti malazez tha se kjo është një ngjarje e veçantë dhe me rëndësi jo vetëm për këto dy vende por gjithë Ballkanin dhe Evropën, kurse homologu i tij italian Matarella, vlerësoi se ky investim tregon edhe për marrëdhëniet e mira në mes Italisë dhe Malit të Zi.  Linja nënujore në  mes dy vendeve është e gjatë 455 km , prej të cilëve 433 km janë nën ujë.

Share.