Leposaviq: Nuk kam të drejtë të jap dorëheqje. Do të vendos Kuvendi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vlladimir Leposaviq, njoftoi se nuk do të japë dorëheqjen dhe se do të vazhdojë të kryej detyrën e tij për sa kohë që Kuvendi i Malit të Zi i jep besim.

Në një deklaratë për opinionin publik ai njoftoi se nuk e mohon ose relativizon krimin e dënuar të gjenocidit në Srebrenicë  dhe se as nuk ka të drejtë ta bëj një gjë të tillë. Ai shtoi se është i surprizuar me deklaratën e kryeministrit Zdravko Krivokapiq, se disa herë ka lëshuar pe lidhur me veprimet e tija si ministër, sidomos në rastin e prononcimeve lidhur me Ligjin për Amnistinë dhe ato për Prokuroritë. Lidhur me deklaratën e tij për e legjitimitetin e Gjykatës së Hagës, Leposaviq tha se nuk mohon vendimet e gjykatës por ka të drejtë për kritika ashtu siç bëhet edhe nga adresa të tjera ndërkombëtare në drejtim të kësaj gjykate.

Share.