Ministri i Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviq, u prononcua pas kërkesave për dorëheqje lidhur me deklaratat e tij për gjenocidin në Srebrenicë. Sipas tij, ai nuk ka thënë asgjë për çka akuzohet në një fushatë të cilën e cilësoi monstruoze dhe të rrezikshme dhe se nuk e ka mohuar gjenocidin në Srebrenicë. Ai gjithashtu njoftoi se nuk ka ndërmend të japë dorëheqje, të cilën sipas tij po e kërkojnë atë ata që kanë provuar se vazhdimisht injorojnë të drejtën e barazisë, madje edhe për viktimat, dhe të cilët përpiqen të fshehin të kaluarën e tyre kriminale dhe atë të përfituesve të luftës. Shtrembërimi, siç thotë ai, i fjalëve të tij, dëshmon vetëm qëllimin e atyre që e bëjnë atë.
“Pas 20 vjetësh, njohja për krimet e luftës kërkohet nga Ministri i Drejtësisë nga ata që vetë morën pjesë në të njëjtën gjë. Edhe pse unë shpreha pikëpamjet e mia pa synuar të mohoj ose zvogëloj qëllimin dhe pasojat e masakrës së Srebrenicës, më vjen keq që nuk e kam bërë në një mënyrë që të mos lëndoj asnjë nga bashkëqytetarët e mi të besimit islam. Do të vazhdoj të luftoj për atë që besoj – që jeta dhe vuajtja e gjithkujt të trajtohet njëlloj, në mënyrë që sakrificat e askujt të mos jenë të kota por të shërbejnë si kujtim dhe paralajmërim që askush në këtë rajon të mos persekutohet më mbi baza fetare ose kombëtare. “- tha ndër të tjera Leposaviq.
Për këtë ka problem ka reaguar edhe Qeveria e kryesuar nga Kryeministri Zdravko Krivokapiq , e cila në prononcimin e saj thotë se respekton vazhdimësinë e detyrimeve ndërkombëtare të Malit të Zi, si dhe vendimet e të gjitha institucioneve ndërkombëtare. Ata gjithashtu theksuan se respektojnë Deklaratën mbi Pranimin e Rezolutës së Parlamentit Evropian të miratuar nga Parlamenti i Malit të Zi në 2009, e cila dënon krimin e gjenocidit në Srebrenica të kryer në 1995, si dhe të gjitha krimet e tjera të luftës të kryera gjatë konfliktit në ish Jugosllavi.
B.Çoba