Lekoviq : Jemi mësuar të  jetojmë me frikë nga përmbytjet 

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas reshjeve të fundit niveli i lumit Buna është rritur dukshëm , ku vetëm gjatë orëve te para te dites së djeshme ka pesuar nje rritje prej rreth 10 cm . Nëse rreshjet vazhdojnë edhe gjatë fundjavës , sipas meteorologeve përmbytjet janë të pashmangshme , ku me te rrezikuarit mbesin fshatrat që ndodhen përreth Lumit Buna si dhe shtëpizat që gjenden në breg të ketij lumi . Banori i kësaj zone dhe pronari i një prej restoraneve që gjenden në Bune, Mishko Lekoviq, deklaroi për Tv Teuta se kjo situatë ishte e pritshme dhe se tashmë jane mesuar me dukuri te tilla . Lekoviq shtoi se frika nga përmbytjet është dicka e zakonshme për ta  por përsëri  shpreson që këtë edhe këtë vit të anashkalohen nga kjo dukuri .

Share.