Lekiq: Vujanoviq poshtëron pakicat

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Duke i besuar mandatin kandidatit nga Partia Demokratike e Socialistëve, Presidenti malazes Filip Vujanoviq ka shkelur rregullat demokratike dhe ka poshtëruar në mënyrë të hapur  pakicat, duke bërë presion mbi ta, tha lideri i DEMOS Miodrag Lekiq, gjatë takimit me kreun e delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi Aivo Orav.

Siç u njoftu nga Demos, Lekiq tha se opozita nuk mund ti konsiderojë zgjedhje si të lira dhe të rregullta, sidomos kur janë zhvilluar gjatë rrezikut për grusht shteti. Ai theksoi në mënyrë të veçantë rëndësinë e Raportit për publikun politik dhe qytetarët në përgjithësi, duke pasur parasysh se pjesa më e madhe e tyre përkrahin integrimin sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian.

Share.