Lekiq: Gjendja e borxhit publik është alarmante

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Analisti ekonomik Sinisha Lekiq thotë se gjendja e financave publike të Malit të Zi është tepër shqetësuese, dhe ministri i ri i financave nuk do ta ketë aspak të lehtë. Lekiq  beson se është buxheti i vitit të ardhshëm do të  jetë veçanërisht interesant pasi do të vinë në llogari përmbushjet e angazhimeve të vjetra dhe premtimet e fushatës.

“Borxhi publik është një problem i madh për ekonominë tonë, çka vërehet pa pasur nevojë të na e thotë Banka Botërore. Ky borxh nuk është nga dje dhe vazhdon të rritet në mënyrë të vazhdueshme, duke kapur masën e 83 për qind. Nuk është vetëm problemi i autostradës,  por fakti se e kemi tejkaluar borxhin prej 60% të GDP-së edhe para kësaj kredie.”, thotë Lekiq.

Ai konstaton se financat publike, sidomos politika e pagave, pensioneve, ngarkimi i aparatit shtetëror dhe përfitimet sociale nuk korrespondojnë me konsolidimin e borxhit. “Është veçanërisht shqetësuese se kreditë e reja janë marrë për të përmbushur detyrimet e vjetra, dhe buxhetit të këtij viti i mungojnë 700 milionë, çka është vështirë të justifikohet me kredinë për autostradë. Sipas Lekiq, Mali i Zi nuk është në pozicion financiar për të përballuar një projekt të tillë. “Kur e dimë se kjo është vetëm një pjesë e autostradës, shqetësimi është edhe shumë më i madh”, përfundon  ai.

Share.