“Le Monde”: Strukturat shtetërore të lidhura me krimin e organizuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

E përditshmja franceze me renome botëror  “Le Monde” ka botuar sot një artikull të titulluar “Krimi i organizuar në zemër të sistemit shtetëror”, në të cilin flitet për lidhjet e strukturave shtetërore të Serbisë dhe Malit të Zi me grupet e organizuara krinimale.

Sipas kësaj gazete, kjo lidhje ekziston edhe në kontrabandimin e lëndëve narkotike  nga Amerika e Jugut për në gjithë  Evropën, e gjitha në bashkëpunim me autoritetet zyrtare. Të implikuara në këtë biznes, sidomos në Serbi, janë edhe grupet e tifozëve të futbollit, kurse si figura me role të veçanta cilësohen edhe vëllezërit e presidentëve të Serbisë dhe Malit të Zi, Andrej Vuçiq në Beograd dhe Aco Gjukanoviq në Podgoricë.

Një diplomat evropian u citua gjithashtu të thoshte se “në emër të gjeopolitikës, i mbyllën sytë para aktiviteteve inkriminuese të Serbisë dhe Malit të Zi”.  Në teks thuhet se autoritetet serbe dhe malazeze favorizuan  klanin “Kavaç”, anëtarët e të cilit “mbajtën lidhje të ngushta me huliganët e lidhur me Vuçiqin”.

Teksti, i cili u botua në disa faqe, sqaron se lidhjen midis shtetit dhe këtij grupi të  huliganëve e mbante Diana Hrkaloviq, të cilën Vuçiq e emëroi në pozitën e Sekretares Shtetërore të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Për lidhjet në mes Gjukanoviq dhe krimit të organizuar foli disa javë më parë edhe ish ambasadori i SHBA në unionin e atëhershëm në mes Serbisë dhe Malit të Zi, William Montgomeri, i cili tha se kanë pasur njohuri se Mali i Zi ishte qendër e kontrabandimit të cigareve në vitet 90-ta dhe më pas, por që kjo është toleruarpër shkak të situatës gjeopolitike.

Share.