LDSH: Në Rozhajë vazhdon të pengojë gjuha shqipe, shkolla shqipe dhe ç’do gja që është shqiptare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me rastin e djegjes së shkollës së vetme shqipe në komunën e Rozhajës, asaj në fshatin Dacaj, ka reaguar edhe Lidhja Demokratike Shqiptare. Si subjekti i vetem shqiptar, i cili vepron në territorin e Rozhajës, ata shprehin indinjatën e thellë me incidentin e ndodhur,  çka rezultoi me shkatërrimin e vatrës së vetme në gjuhën shqipe të Rozhajës. Kjo ngjarje, thonë në këtë parti,  kujton kohët e shkuara, kur në këto vise u versulen hije të zeza, e që pas lanë aq viktima. “Padyshim se edhe kesaj radhe ishin po ato hije të zeza, të cilat, në vitin 1999, derdhën gjak të pafajshëm, nëpër këto shpate të bjeshkëve shqiptare, në Bukel e Dacaj. Shpresojmë dhe ftojmë organet kompetente të Malit të Zi, që të zbardhin këtë rast, e mos të mbetet i pa zbardhur si ato të kohës së luftës, për të cilat, nënkryetari i LDSH-së, z.Ali Daci, e shume aktivistë të tjerë, edhe atehere, e edhe sot, vazhdojnë të ngrehin zërin.”, thuhet ndër të tjera në këtë reagim.

 

 

Share.