LDSH i kërkon Alternativës vendin e parë në listë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bisedimet në mes Alternativës Shqiptare dhe Lidhjes Demokratike Shqiptare në Tuz për unifikim të faktorit shqiptar në këtë zonë duket se kanë hasur në vështirësitë e para. Në një kumtesë për media nga Alternativa Shqiptare thonë se në takimin e parë në mes tyre bisedimet ishin pa kushte dhe në frymën e duhur, por në takimin e dytë subjekti që udhëhiqet nga Nikollë Camaj ka kërkuar rënditjen e parë në listën zgjedhore  por edhe që çdo i dyti në listë të jetë nga LDSH-ja.

“Ne, si parti politike serioze, mëndojmë se lista duhet formuar në bazë të meritokracisë dhe pregaditjes të kandidatëve e jo se i takon asaj ose kësaj parti, atij apo këtij fisi, etj. Alternativa Shqiptare, informon opinionin publik se, me gjithë se këto kërkesa nga ana e LDSH-së janë të papranueshme, ne do të vazhdojmë bisedat për bashkëpunim, duke kërkuar që të gjejmë kompromis konstruktiv përfshi Lidhjen Demokratike Shqiptare dhe Unionin Demokratik të Shqiptarëve. “, thuhet ndër të tjera në kumtesën e Alternativës Shqiptare.

Share.