LD në MZ – Projekti prej 3.5 milionë euro në rrezik. Cilësia e punimeve nën çdo nivel

Pinterest LinkedIn Tumblr +

REAGIM

 

Pas reagimeve të herëpasherëshme, të qytetarëve, si dhe verifikimit të gjendjes reale në terren nga ana e ekspertëve tanë, lidhur me ndërtimin e kolektorëve të ujrave të zeza në Komunën e Ulqinit, me mjete kreditore të siguruara nga Banka europiane për zhvillim, në shumën prej 3,5 milion €, e që e gjithë barra bie në korriz të taksapaguesëve, Lidhja Ddemokratike në Mal të Zi ngreh zërin kundër firmës nënkontraktore dhe dyshimet për kualitetin e dobët të punimeve gjatë shtrirjes së tubacionit, jasht standardeve teknike, sipas projektit të reviduar, në kushte jo të përshtatshme, kualitetit të dobët të punimeve me pasoja të dështimit, jofunksionalitetit, të projektit në tërësi.

Shqetësimin tonë e kemi të bazuara në fakte eklatante të grumbulluara nga tereni, me fotografi për mënyrën e punimeve e që nuk plotësojnë minimumin e kushteve teknike për realizimin e projektit në fjalë, për çka edhe përkohësish janë pezulluar punimet në shtrirjen e këtij tubacioni dhe për të njëjtat kemi njoftuar organe kompetente lokale, personin përgjegjës të organit mbikqyrës, e që asnjëherë nuk gjendet në teren, aty ku kryhen punimet.

Duke shpresuar se pas rifillimit të punimeve në zbatim të projektit, konform kushteve teknike, do të merreshin masat adekuate për vazhdimin e punimeve sipas standardeve të përcaktuara me projkt, me keqardhe përsëri konstatuam se punimet vzhdojnë me avazin e vjetër, tubat shtrihen në lloç e në kanal të paformuar-papërgatitur, për çka shprehim indinjatë dhe paknaqësi, për mënyrën e punimeve dhe neglizhencë të organit mbikqyrës si dhe organeve kompetente të interesuara në realizimin e këtij projekti të shumëpritur nga qytetarët e Ulqinit.

Gabimet e kirurgut i mbulon dheu, ndërsa pasoja i vuan pacienti dhe familja e tij,  kurse  gabimet në punimet në fjalë poashtu i mbulon dheu por pasojat do t’i vuajnë qytetarët e komunës së Ulqinit, andaj LD në MZ bën thirrje tek strukturat respektive për monitorim të shtuar në parregullsitë gjatë zbatimit të projektit e mos të lejojnë që gabimet t’i mbulojë dheu sepse atëherë do të jetë vonë.

 

PS: Reagimi është i shoqëruar edhe me fotografi.

 

 

Shërbimi për informim,

 

Share.