Lamoviq-Gjendje alarmante e të punësuarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjendja ekonomike në komunën e Ulqinit është alarmante-kështu i deklaroi televizionit Teuta kryetari i Sindikatit Komunal Shefki Keko Lamoviq.

Në vitin 1991 në komunën e Ulqinit kishte 5.837  mijë veta të punësuar, ndërsa  në ditën e sotme 2.137 punëtorë ku gjysma nga to nuk i marrin pagat mujore me nga disa muaj,ndërsa një numri të konsiderueshëm nuk i paguhen kontributet dhe sigurimi shëndetësor-shton kryetari i Sindikatit komunal –Shefki Keko Lamoviq.

“Kemi një numër të konsiderueshëm të punëtorëve të cilët kanë plotësuar kushtet për të dalë në pension, por si shkak i mos pagesës së kontributeve nuk mund ta gëzojnë këtë të drejtë” thekson ai.

Për gjendjen e rëndë ekonomike dhe privatizimet e dështuara Lamoviq fajëson Qeverinë e Malit të Zi dhe pushtetin lokal që nuk e sjedhin një  program për investitor të huaj ku ishte punësuar një numër i madh i të rinjve tanë që kryejnë fakultet dhe detyrohen të shkojnë në shtetet perëndimore dhe më larg për të siguruar kafshatën e gojës.

Sa i përket protestave të paralajmëruara nga ana e Unionit të sindikatave të lira Lamoviq shprehet se nuk kanë marrë asnjë ftesë, dhe kjo nënkupton se nuk do ti bashkangjitemi protests.

Ai poashtu shpjegon edhe të drejtat e punëtorëve sa i përket pushimit të 1 Majit.

“Ditë pushimi janë dy ditë, dita e hënë dhe e marte.Punëtorët që punojnë këto dy ditë duhet të posedojnë vërtetimin nga punëdhënësi se për këto ditë do të paguhen  150%  më shumë,apo kanë të drejtë ta zëvendsojnë me 1 ditë e gjysmë të lirë”, deklaroi Lamoviq

Share.