LAJME KONTRAVERSE PËR ARRESTIMIN E RAMUSH HARADINAJT

Pinterest LinkedIn Tumblr +

ramush-haradinajMediat e shkruara dhe ato të rrjeteve sociale ditën e mërkurë kanë plasuar lajme nga më të ndryshme lidhur me arrestimin e Ramush Haradinajt në aeroportin e Lublanës mbi bazat e një fletarresti të Interpolitik të Serbisë. Ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar mbi statusin e Haradinajt të arrestuar në Slloveni. Burime ende jozyrtare thonë se kreu i AAK-së, është liruar, por mbetet ende në Slloveni, në përfundim të procedurave në Gjykatë.Sipas televizonit Top Channel, i cili i referohet burimeve te Ambasades Sllovene ne Kosove, ai tashme  eshte liruar dhe eshte duke pritur aeroplanin e radhes per te arritur ne Prishtine.

Share.