Lajçak në Mal të Zi: Priten rezultate më të mira në kapitujt 23 dhe 24

Pinterest LinkedIn Tumblr +

I dërguari i posaçëm i BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun në mes Prishtinës dhe Beogradit, Mirosllav Lajçak, pas Kosovës po qëndron për vizitë edhe në Mal të Zi. Ai mbrëmë u takua me kryeministrin Zdravko Krivokapiq me të cilin u diskutuan temat e integrimeve evropiane, me theks të veçantë në nevojën e ndryshimeve të ligjeve për prokuroritë, për çka nevojitet dakordim me institucionet evropiane.Lajçak shprehu kënaqësinë për vazhdimin bisedimeve në mes Brukselit dhe Krivokapiq dhe theksoi se Ballkani Perëndimor është në qendër të vëmendjes së BE-së. Ai shtoi se Mali i Zi duhet të ketë prioritet përparimin dhe arritjen e rezultateve konkrete në kapitujt 23 dhe 24 dhe se qeveria e eskpertëve mund të jetë përparësi në këtë drejtim. Pas takimit me Krivokapiq , Lajçak u takua edhe me presidentin Gjukanoviq kurse sot pritet të takohet edhe me zv.kryeministrin Dritan Abazoviq.

 

 

B.Çoba

Share.