KY NUK ËSHTË HAP PËRPARA

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rreth nënshkrimit të Aneksmarrëveshjes së koalicionit midis liderit të Partisë Demokratike të Socialistëve, Millo Gjukanoviq dhe kryetarit të Forcës së Re Demokratike, Nazif Cungu kanë reaguar politikanët shqiptarë në Malin e Zi.Në këtë ndërlidhje, kryetari i Lidhjes Demokratike në Malin e Zi,Mehmet Bardhi,citohet t I ketë thënë të përditshmes Dan të Podgoricës se “Aneksi numër 2 i Marrëveshjes së koalicionit të cilin e nënshkruan ditën e mërkurë drejtuesit e PDS-së dhe Forcës në Podgoricë, nuk është në interes të të gjithë shqiptarëve në Malin e Zi”

Sipas Bardhit,kryetari i Këshillit Kombëtar tëShqiptarëve,Genci Nimanbegu duhej të sinkronizonte aktivitetet në mënyrë që ky dokument të ishte i pranueshëm për të gjithë pjesëtarët e popullit shqiptar, e jo vetëm për një parti.

Share.