KUVENDI THEMELUES

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kuvendi themelues i Socialdemokrateve të Malit të Zi të udhëhequr nga ish nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Ivan Brajoviq, do të mbahet në Podgoricë, më 31 korrik. Siç njofton gazeta Dnevne Novine, Kuvendi do të mbahet sipas të gjitha gjasave në fund të këtij muaji, pasi deri tani janë formuar kuvendet komunale në shumicën qytetet e Malit të Zi. Sipas informatave të kësaj gazete, në kuvendin themelues do të marrin pjesë përfaqësuesit nga të gjitha komunat me ç’rast do të miratohet programi dhe statuti i partisë. Po ashtu në kuvendin themelues delegatët edhe zyrtarisht do ta emërojnë Ivan Brajoviqin si person përgjegjës i cili do të përfaqësojë interesat e partisë .

Share.