Kuvendi i Malit të Zi sot diskuton për komunën e Tuzit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot në Kuvendin e Malit të Zi do të fillojë diskutimi për ndryshimet në ligjin mbi organizimin territorial të komunave, me të cilët do të përcaktohet edhe statusi i ardhshëm i komunave urbane të Tuzit dhe Gollubovcit.

Me këto ndryshime parashikohet formimi i komunave të reja në kuadër të kryeqytetit, të cilat do të kenë elementet e komunave të pavarura. Për dallim nga komunat e tjera, buxheti operativ i tyre do të sigurohet nga kryeqyteti, konfliktet e mundshme do të zgjidhen nga administratori i Podgoricës, kurse votimi në zgjedhje do të bëhet për kuvendin lokal por edhe atë të kryeqytetit. Në favor të përkrahjes së ligjit janë deklaruar PDS, Partia Boshnjake dhe PSD.

Fronti Demokratik dhe Mali i Zi Pozitiv do të jenë kundër për shkak të votimit të dyfishtë, kurse Alternativa Shqiptare do ta kushtëzojë përkrahjen me miratimin e vendimit sipas të cilit Tuzi mund të bëhet komunë e plotë me vendim të kuvendit lokal pa referendum.

Share.