Kuvendi Komunal: Votohet sekretari i ri, disa parti bojkotuan seancën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Ulqinit u mblodhën përsëri sot për të vazhduar mbledhjen e filluar javën e kaluar. Gjegjësisht për të shkarkuar sekretarin e Kuvendit dhe emëruar kandidatin e ri në atë post. Kryetari Haxhi Sulejmani, sipas marrëveshjes në kolegjium, nuk lejoi diskutime për këtë pikë të rendit dhe menjëherë u vazhdua me votim. Me shumicë votash, si sekretar i ri i Kuvendit u emërua Besart Resulani nga UDSH, kurse në seancë mungonin këshilltarët e Forcës, URA-s dhe PSD.  Në mbledhjen e kaluar shkarkimi i sekretarit të vjetër dhe emërimi i të riut nuk u arrit për mungesë të votave.

Në mbledhjen e kaluar, por edhe në atë të sotmen, u dëgjuan komente se shkarkimi i sekretarit nuk është  bërë në procedurë ligjore. Se kjo mund të jetë e vërtetë e pohon edhe vetë kryetari Sulejmani.

 

Share.