Kuvendi Komunal: Të anullohen ankandi dhe katalogu

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këshilltarët e Kuvendit Komunal kanë miratuar dje deklaratën e përbashkët me të cilën kërkojnë që të Mirat Detare të anullojnë dhe ndalojnë ankandin për shtëpizat e peshkatarëve në lumin Buna, si dhe anullimin e katalogut për objektet e përkohëshme në këtë zonë.

Në deklaratë thuhet se ankandi në fjalë është shpallur në mënyrë të paligjshme , kurse katalogu duhet të përpilohet me pjesmarrjen e përfaqsuesve të pushtetit lokal. Gjithashtu kërkohet që për këto objekte të caktohen kritere të veçanta konkurimi, në mënyrë që për to të mund të konkurojnë vetëm peshkatarët të cilët kanë leje për peshkim sportiv, në mënyrë që të ruhet veçoria e këtyre objekteve.

Share.