Kuvendi Komunal: Refuzohet heqja e pikës për shitjen e pronës në Ranë

0

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Ulqinit, këshilltarët me shumicë votash hodhën poshtë propozimin për heqjen nga rendi i ditës të pikës për shitjen pronës në Ranë. Propozimin për heqjen e kësaj pike nga rendi i ditës e bëri kryetari i Kuvendit Ilir Çapuni, i cili arsyetoi se prona në Ranë mund të shfrytëzohet në dobi të komunitetit dhe ofertës turistike të Ulqinit dhe se nuk duhet të shitet. Megjithatë, për këtë ishin pro vetëm këshilltarët e Forcës së Re Demokratike,  kurse këshilltarët e Partisë Demokratike të Socialistëve dhe Socialdemokratëve u deklaruan kundër, kurse të tjerët abstenuan.

Share.

Leave A Reply