Kuvendi Komunal miratoi emërtimin e rrugëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me shumicën e votave, të hënën Kuvendi Komunal miratoi vendimin për emërtimin e pjesës së mbetur të rrugëve në Ulqin. gjegjësisht bashkësisë së parë dhe të dytë lokale.

Në listën e miratuar gjenden emrat e personaliteteve të shquara shqiptare, si Gjergj Kastrioti Skenderbeu, Nënë Tereza, apo Sami Frashëri, atyre nga e kaluara e Ulqinit si: Mujo Ulqinaku, Mehmet Beci e Fiqri Hasanaga, por edhe personalitete të huaj si Edith Durham apo Arnold Von Harff.

Emërtimi i këtyre rrugëve, një proces që filloi para më se një dekade, u finalizua pas një pune të palodhur nga Komisioni i emërtimit, por sidomos nga kryetari i Kuvendit Fuad Haxhibeti.

Share.