Kuvendi Komunal: Miratohen unanimisht përfundimet lidhur me kërkimet e naftës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kuvendi Komunal i Ulqinit u mblodh dje në një seancë të rregullt, ku në rend të ditës, përveç pikave për emërimet e antarëve të Këshillave dhe Forumeve, ishin edhe ato për hulumtimet e naftës, dorëzuar nga Forca e Re Demokratike, si dhe emërimi për rrugën drejt hotelit Albatros, dorëzuar nga Socialdemkratët. Megjithatë deri në pauzën e parë rreth orës 17.00 debatet kryesore u zhvilluan rreth iniciatës për shkarkimin e sekretarrit të këtij institucioni.

E derisa nga propozuesi kjo u cilësua si diçka normale, një pjesë e opozitës këtë e cilësoi në kundërshtim me ligjin pasi sekretari është zgjedhur në bazë të konkursit. Për këtë thanë ata Komuna mund të ketë pasoja. Pas pauzës e cila u thirr në mënyrë që këshillave tu lejojej kohë të mbledhen dhe të japin propozimet e veta, mbledhja vazhosi rreth orës 19. 00.

Votimi për antarët e këshillave dhe forumeve kaloi pa pengesa, por debat ngjalli inciativa e Forcës drejtuar Kuvendit për të ndaluar hulumtimin e naftës në bregdet. Ilir Çapuni, këshilltari i këtij subjekti në Kuvend dhe përpiluesi i përfundimeve, tha se kjo iniciativë është në të mirë të të gjithëve dhe nuk duhet konsideruar vetëm si diçka që i përket Forcës.

Share.