Kuvendi Komunal: Këshilltarët miratojnë mbrojtjen dhe shitjen e Pyllit të Pishave

0

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Ulqinit, e cila u mbajt në orët e vona të ditës së djeshme, këshilltarët diskutuan për rebalancin e buxhetit për vitin aktual dhe propozim vendimin për shitjen e një pjese të Pyllit të Pishave. Hyrja në ndërtesën e Komunës fillimisht ishte e ndaluar për qytetarët të cilët kishin ardhur të ndiqnin mbledhjen, por më vonë, Kuvendi i lejoi edhe ata që të përcjellin mbledhjen nga afër, kurse përfaqësuesit të tyre Bekim Bashës edhe pjesëmarrjen në debat. 

Pas miratimit të shpejtë të rebelancit, diskutimi u ndal te pika për shitjen e Pyllit të Pishave, ku edhe aty u vërejt se në mes koalicionit qeverisës nuk ekziston koordinimi i duhur. Nga Forca e Re Demokratike u kërkua që të nis studimi për mbrojtjen e Pyllit të Pishave në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës, por këshilltartë e PDS ishin kundër kësaj pasi kjo do të ishte e pamundur në situatën aktuale. Pas debateve që zgjaten mbi 3 orë fillimisht u votua përfundimi për nisjen e procedures së mbrojtjes me bërjen e studimit konform Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës. Ky përfundim u votua me votat e disa këshilltarëve të klubeve shqiptare dhe opozitës, kurse PDS nuk votoi fare.  Më pas këshilltarët me shumicë votash e miratuan vendimin për shitjen e kësaj pjese atraktive, por jo të gjithë në koalicionin qeverisës e përkrahën këtë vendim.

Share.