Kuvendi Komunal i Ulqinit: Këshiltarët kërkuan informacione shtesë për investimin në Krruç

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot Kuvendi Komunal i Ulqinit bajti një mbledhje pothuajse urgjente në rend të ditës të së cilës ishte dhënia e pëlqimit Qeverisë së Malit të Zi për sigurimin e ndërtimit të ujësjellësit dhe menaxhimin e ujrave të zeza në vendbaninimin e Krruçit  . Kryetari Loro Nrekiq tha se ky investim i rëndësishëm nuk i kushton asgjë Komunës së Ulqinit.

Gjatë mbledhjes këshilltarët si nga pozita ashtu edhe nga opozita nuk e mohuan rëndësinë e këtij investimi, por kërkuan dokumentacion shtesë pasi ai që ishte në dispozicion të tyre ishte i mangët dhe nuk ofronte sqarimet e duhura.

Sipas kryetari të Kuvendit Ilir Çapuni, vazhdimi i mbledhjes do të bëhet sapo të plotësohen të gjitha kërkesat, dhe sa më shpejt që të jetë e mundur.

Share.