Kuvendi Komunal: Akuza të ashpra për shpërdorime financiare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal këshilltarët filluan diskutimin në lidhje me realizimin e buxhetit në 6 muajt e parë të vitit. Nga këshilltarët e pothujase të gjitha partive u shpreh pakënaqësi në lidhje me përqindjen e realizuar të buxhetit , e cila është në masën 20% kur llogaritet investimi prej 5 milion euro, ose 33% e buxhetit të të ardhurave.

Në mes të kritikave u diskutua edhe për raportin e komisionit komunal i cili ka bërë numërimin e inventarit ku janë vërejtur keqpërdorime të shumta. Komisioni ka zbuluar se nga Komuna mungojnë mallra  që nu ndodhen në Komunë dhe nuk ka dijeni se ku janë. Në kuadër të kësaj , nënkryetari i Komunës Arian Murati akuzoi disa këshilltarë të Partisë Demokratike se pa autorizim kanë nënshkruar faktura për blerjen e mallrave , çka ngjalli reagimin e këtyre të fundit. Murati për televizionin teuta tha se siaps menidmit të tij , mjetet e shpërdoruara në këtë mënyrë gjatë asaj periudhe arrijnë deri në 1 milion euro.

Share.