Kuvendi Komunal: 22 këshilltarë ndajnë pagën mujore për luftën kundër virusit

0

Kuvendi Komunal i Ulqinit edhe pse nuk mban mbledhje është duke përcjellur me vëmendje situatën e krijuar nga koronavirusi dhe vazhdon me aktivitetet e veta, thonë nga ky institucion. Lidhur me këtë, ata kanë lavëdruar punën e ndërmarrjes “Veprimtaritë komunale”, Shërbimit të Mbrojtjes dhe shpëtimit,  Policisë Komunale dhe Policisë së Shtetit, e në veçanti bluzave të bardha si dhe mësimdhënësve që po e mbajnë procesin arsimor gjallë në kushte të reja.  Gjithashtu njoftohet se 22 këshilltarë të këtij kuvendi kanë ndarë pagat e tyre mujore për luftën kundër sëmundjes  Covid 19. Po ashtu, ndërmarrjeve publike “Veprimtaritë komunale” dhe “Ujësjellës kanalizime” u është sugjeruar që në ofrojnë lehtësira për amvisëritë në këtë situatë të rënduar, kurse bizneseve të mos u faturojnë shërbimin gjatë kohës që nuk ushtrojnë aktivitetin e tyre.

Share.