Kuvendi I jep lamtumiren Igor Llukshiq

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kuvendi i Malit të Zi ka konstatuar pushimin e funksionit të Igor Llukshiq në pozitën e nënkryetarit të qeverisë dhe të ministrit për punë të jashtme dhe integrimet evropiane. Kryetari i Parlamentit Krivokapiq  e ka falënderuar Llukshiqin për një bashkëpunim të mirë në parlament nga pozita të cilën e ka ushtruar si nënkryetar të Qeverisë dhe ministër të punëve të jashtme. Llukshiq ka kërkuar nga Kuvendi që në fillim të seancës  kushtuar orës së kryeministrit  të konstatohet ndërprerja e mandatit të tij në këto funksione. Në letrën drejtuar sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit Llukshiq kujton në fillimet e aktiviteteve të tij  procesin e zgjedhjes së sekretarit të përgjithshëm të OKB.

Share.