Kuvendi i Shqipërisë sot shqyrton imunitetin e Tahirit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kuvendi i Shqipërisë pritet të mblidhet sot në seancë plenare, ku në rend të ditës do të jetë shqyrtimi i kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë, “Për dhënien e autorizimit për arrestimin dhe heqjen e lirisë së deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Saimir Tahiri”.

Sipas njoftimit zyrtar të Kuvendit, sqarohet se në këtë pikë do të dëgjohen dy raporte nga Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, rekomandimi i shumicës parlamentare dhe rekomandimi i pakicës parlamentare. Më pas do të votohet nga deputetët.

Share.