Kuvendi filloi diskutimet mbi programin e Qeveris së re. Nimanbegut I konstatohet mandati I  deputetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kuvendi I Malit te Zi ka filluar sot seancen e radhes ne te cilen ne te cilen fillimisht Genci Nimanbegut I eshte konstatuar fillimi I mandatiti si deputet dhe me pas mandatari per kryeminister, Zdravko Krivokapiq ka prezantuar programin e punës së kabinetit qeveritare mbi nje ore e gjysem.  Sipas tij, Qeveria e re do të jetë qeveri diskontinuitetit, lirisë dhe barazisë,  duke theksuarr se kriza aktuale mund të kapërcehet vetëm me reforma, menaxhim të drejtë dhe me forcimin e shtetit ligjor. Krivokapiq gjithashtu deklaroi se Qeveria në muajin shkurt do të prezantojë programin e punës për vitin 2021. “Nuk ka individë ose institucione paralele që mund të jenë më të fortë se shteti. Unë do të përpiqem të jem një kryeministër që do të flas më pak dhe do të punojë më shumë. Dua të përmbush pritjet e të gjithë atyre që votuan për ndryshime, por gjithashtu të largoj frikën dhe ankthet e atyre që kanë frikë nga ndryshimi, “tha Krivokapiq. Në prezantim,  ai tha se shtyllat e qeverisë së re do të jenë ekonomia e gjelber, transformimi dixhital, bashkëpunimi rajonal, përmirësimin e konkurrencës, mbrojtja sociale, një shoqëri me mundësi të barabarta, si dhe mirësia e qeverisjes. Gjatë prezantimit të programit, nuk munguan debatet, dhe këto jo vetëm në mes mazhorancës së re dhe opozitës. I pari i cili shpreh pakënaqësi me këtë program ishte kryetari i Lëvizjes për Ndryshime, Nebojsha Medojeviq, i cili tha se Krivokapiq në program nuk paraqet asnjë vlerësim për PPB apo papunësinë në vend, dhe se në bazë të atyre çka disponojnë nuk mund të bëjnë vlerësim për punën e qeverisë pas 6 muajsh. Medojeviq kërkoi pauzë njëditore për ti dhënë kohë të mandatuarit për të plotësuar materialin, por ko nuk iu mundësua.  Kritika për programin e Qeverisë pati edhe nga subjektet e tjera që tani janë në opozitë. Deputeti i PSD, Rashko Konjeviq, kritikoi mungesën e informacioneve lidhur me  planin për të hyrat buxhetore, modalitetet pr të ndihmuar ekonominë dhe politikën e pagave. Në anën tjetër Ervin Ibrahimoviq nga Partia Boshnjake, më problematike cilësoi mungesën e pakicave në qeverinë e re, si dhe deklaratat me prapavijë fashiste të disa prej kandidatëve për postet ministrore, kurse nga PDS kritikuan vlersëimet që Krivokapiq pati për punën e paraardhësve të tij. Në seancë merr pjesë edhe presidenti i vendit Millo Gjukanoviq, i cili prezantimin e Krivokapiq e cilësoi si kontradiktues, por nuk sheh problem të kohabitimit në mes tij dhe qeverisë së ardhëshme.

 

Share.