Kuvendi debatoi rezolutën lidhur me fjalorin e Akademisë malazeze

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Kuvendin e Malit të Zi dje u debatua për propozimin e rezolutës me të cilën kërkohet që Akademia e shkencave dhe artëve të Malit të Zi ta tërheq Fjalorin e gjuhës dhe letërsisë popullore malazeze. Rezolutën e kanë paraqitur deputetet shqiptar Nikë Gjeloshaj dhe Genci Nimanbegu.

Nga Fronti Demokratik u shprehen kundër reciklimit të fjalorit , kurse  Branka Tansijeviq nga PDS  ka theksuar se nuk është kontestuese fakti se ka lëshime , kontestues është se si të zgjidhet problemi. Shumica e deputetëve u pajtuan që fjalori ka lëshime të shumta , dhe debati shkoi më tepër drejt sugjerimit që të ndalohet shpërndarja e mëtejshme e tij, dhe në të ardhmen të përmirsihen gabimet.

Share.