KUSH ESHTE PERGJEGJES PER NGJARJET NE MAJE TE RUMISE!?

KUSH ESHTE PERGJEGJES PER NGJARJET NE MAJE TE RUMISE!?

0

Ka 10 dite qe kur ka filluar te debatohet ne rrjetet sociale mbi aktivitetet te cilat po zhvillohen ne malin e Rumise dhe ne baze te fotografive dhe reagimit te postuar nga shoqata “Kraja”, behet fjale per murosjen e objektit metalik te vendosur nga kisha ortodokse serbe vite me pare. Edhe pse per vendosjen e Kishes metalike ka pasur shume reagime nga ana e popullates shqiptare si dhe te elites politike, te gjitha pothuajse kane kaluar dhe asnje veprim konkret nuk eshte ndermarre nga asnje organ kompetent.                Duke pritur heqjen e objektit ne fjale, tani ajo sipas burimeve jozyrtare, po finalizohet ne nje objekt te murosur dhe te zbukuruar mire.

Lidhur me kete ceshtje deri me tani ka reaguar vetem shoqata “Kraja” nga Nju Jorku e cila ka kerkuar  nga inspektorjati i ndertimtarisë se Malit Zi  që  menjëherë të ndërhyjë dhe të ndalojë vazhdimin e këtyre punimeve në malin e Rumisë, e poashtu kane shkruar edhe leter te hapur ne te cilen ftojne te gjitha organet kompetente qe te nderpresin keto punime ilegale ne token e uzurpuar nga ana e kishes ortodokse serbe.

“Me realizimin e projekteve te ngjashme, cenohet rendi kushtetues, harmonija multietnike dhe statusi I barabarte I te gjitha bashkesive fetare ne Mal te Zi. Ketyre platformave te rrezikshme, te cilat po marrin dimensione brengosese, Mali I Zi ne asnje menyre nuk duhet tu jape hapesire”, thuhet nder te tjera ne letren e hapur te shoqates “Kraja” nga Nju Jorku.

Please follow and like us: