Kurti u dërgon letër Trump dhe Pompeos në lidhje me heqjen e taksës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka dërguar letër presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, me të cilat  i ka njoftuar ata rreth hapave që planifikon t’i ndërmarrë qeveria e tij, drejt heqjes së taksës për mallrat serbe dhe boshnjake. Kurti përmes kësaj letre i ka kërkuar SHBA-së dhe BE-së për krijimin e mekanizmave monitorues dhe sanksionues, për të siguruar që të dyja palët do t’i përmbahen zotimeve të bëra gjatë marrëveshjeve të tanishme, si dhe atyre në ardhmen. Sa i përket dialogut me Serbinë, kryeministri i Kosovës ka paralajmëruar se ai do të vihet në krye të tij. Kurti e ka ritheksuar rëndësinë e madhe që kanë marrëdhëniet Kosovë-SHBA si për të, ashtu edhe qeverinë dhe qytetarët e Kosovës.

Share.