Kurti refuzon kërkesën për heqjen e taksës

0

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ka kthyer përgjigje negative kërkesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për heqjen e tarifës ndaj produkteve serbe. SHBA planifikojnë të merren masa në këtë drejtim, sipas disa mediave kosovare , por nuk dihet si cilat do të jenë masat konkrete. Kryeministrit Kurti i kanë kërkuar heqjen e tarifës shumë zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë edhe sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, por Kurti disa herë ka përsëritur se kjo masë duhet të zevendësohet me reciprocitet në marrëdhënie me Serbinë.

Share.