Kurti: PDK të shkojë në opozitë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, edhe njëherë e ka bërë të qartë pozicionin e tij se PDK-ja duhet të shkojë në opozitë. Kurti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Qytetarët kanë guxuar. Ata kanë votuar që PDK-ja të shkojë në opozitë.

Tash, njerëzit kanë shpresë. Nuk është mirë që dikush të përpiqet ta deformojë vullnetin e qytetarëve dhe ta shpëtojë PDK-në, përkatësisht udhëheqjen e PDK-së”. Ai ka thënë se “koalicioni PAN po synon që t’ia vjedhë LDK-së ose AKR-së ndonjë deputet dhe pastaj ta lusë Vuçiqin në Beograd për ta formuar qeverinë në Kosovë! Kjo është rrugë e gabueshme me pasoja tejet të dëmshme. Nuk jepet Republika për poste”, ka thënë Kurti.

Share.