Kurti fton vendet e rajonit për të nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit e gjenocidit të Srebenicës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar të gjitha vendet e rajonit të bëjnë përpjekjet e duhura për t’i nxjerrë para drejtësisë të gjithë ata që janë përgjegjës për gjenocidin në Srebrenicë. Kreu i qeverisë së Kosovës iu referua rezolutës së miratuar nga Parlamenti që dënon gjenocidin në Srebrenicë dhe theksoi se paqja në Ballkan arrihet vetëm nëse ndëshkohen kriminelet.

“Është e pamendueshme se si edhe në shekullin 21, ka politikanë në rajonin tonë, që thonë se ata që kërkojnë ndëshkimin e fajtorëve për gjenocid qenkan kundër dialogut e kundër fqinjësisë së mirë”, tha Kurti.

“Përkundrazi, e vetmja fqinjësi e mirë zhvillohet duke dënuar krimet e vendosur drejtësi dhe i vetmi dialog i mirë ndodh kur palët nuk tremben nga distancimi prej krimeve”, shtoi Kurti.

Share.