Nga te reshurat e fundit në Komunën e Ulqinit janë shkaktuar shumë dëme materiale, kësaje rradhe pothuajse më i prekuri ishte sektori i biznesit.
Kabil Kurti si pronar i firmës Kurti , njëherit edhe si kryetar i BKA-së tha se duhet të bëhen vlerësimet e duhura dhe të ndërmarrin masa konkrete për të parandaluar këto lloj situatash sepse të gjitha këto vijnë si pasojë e mbylljes së kanaleve dhe nga mos rregullimi i planit urbanistik. Kurti shtoi se poashtu edhe për sezonin veror duhet të ketë parapërgatitje duke u bazuar në rritjen temperarturave ku jemi te rrezikuar nga zjarret dhe nuk duhet të qendrojmë të fjetur para problemeve.