Kurtezi: Duhet te degjohet zeri i faktorit shqiptare mbi Ligjin zgjedhore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në datën 14 dhjetor 2018, Ambasadori i Republikes se Shqiperise, Ridi Kurtezi zhvilloi një takim zyrtar me Kryetarin e Parlamentin të Malit të Zi, z. Ivan Brajoviq. Takimi pati qëllim njohës dhe për të stimuluar bashkëpunimin midis dy parlamenteve dhe ndërmjet komisioneve parlamentare.

Gjatë takimit te dy bashkebiseduesit kane vleresuar marrëdhëniet pozitive dhe miqësore, midis te dy vendeve duke theksuar se ka një përputhshmëri të plotë sa i përket cështjeve kryesore të politikës së jashtme.

Diplomacia parlamentare është instrument që duhet të përdoret nga dy vendet ndaj dhe te dy zyrtaret kane inkurajuar qe bashkepunimi të shtrihet edhe në komisionet parlametare duke marrë si shembull marrëdhëniet shumë të mira midis dy komisioneve të jashtme.

Ambasadori Kurtezi ka uruar Kryetarin Brajoviq për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe ka vlerësuar angazhimin dhe pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura malazeze në disa misione paqeruajtëse.

Ambasadori Kurtezi ka nenvizuar rolin dhe kontributin pozitiv dhe konstruktiv të pakicës shqiptare në Mal të Zi në zhvillimin e marredhënieve dypaleshe dhe në prosperitetin e vetë Malit të Zi dhe ka inkurajur qe te dëgjohet zëri dhe mendimi i faktorit politik shqiptar në procesin e hartimit të ligjit te ri zgjedhor.

Në përfundmin të bisedës, Kurtezi dhe Brajoviq jane dakorduar se Mali i Zi dhe Shqipëria duhet të vazhdojnë bashkëpunimin intensiv dhe të hapur si vende evropiane dhe partnere në NATO, sepse vetëm kështu mund të përballen me sfidat e së tashmes dhe të garantojmë sigurinë e përbashkët të qytetarëve.

Share.