Kupa e Kampioneve në shah do të mbahet në Ulqin

0

Prej datës 9 deri më 17 nëntor në kompleksin Karisma në Ulqin do të mbahet Kupa e kampioneve të Evropës, një nga kompmeticionet më prestigjioze në sportin e shahut. Në turne pritet një numër rekord i skuadrave, gjegjësisht 88 nga 34 vende. Turneu në fjalë do të ketë një fond çmimesh prej 46.000 euro dhe organizimi i tij është arritur me angazhim maksimal të Lidhjes së shahut të Malit të Zi, e cila me këtë rast feston edhe 70 vjetorin e themelimit.

Share.